Fluks i madh në Muriqan/ Mbi 5 kilometra radhë, emigrantët presin me orë për të hyrë në Shqipëri

Një fluks i rënduar automjetesh është shënuar këtë mëngjes në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa shumë emigrantë shqiptarë po udhëtojnë drejt vendit për të kaluar pushimet pranë familjeve.

Pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë një varg automjetesh që shtrihet për më shumë se 5 kilometra, duke nisur nga zona e Ulqinit në drejtim të Shkodrës. Qindra mjete kanë mbetur në pritje për të kaluar pikën kufitare.

Situata paraqitet e ngarkuar edhe në akset rrugore që lidhin Kroacinë me Malin e Zi, ku gjatë kësaj periudhe është shtuar ndjeshëm lëvizja e shqiptarëve që jetojnë në Europë dhe që po kthehen në Shqipëri për pushimet verore.

Kilometrat e shumta të përshkuara dhe pritjet e gjata në kufi nuk kanë ndalur emigrantët të vijojnë udhëtimin drejt atdheut, në një prej periudhave më të ngarkuara të sezonit veror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe