Shpallet fituese e Kupës ‘Shkodra Summer Cup 2026’ Djelmnia Shkodrane U11

Publikuar me datë:

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Ballkan Promises Football Tournament” që u zhvillua në Ohër, ku ekipi zuri vendin e dytë mes 24 skuadrave, ekipi U11 i Akademisë “Djelmnia Shkodrane” ka vazhduar të shkëlqejë në një tjetër garë.

Ky edicion, i 9-ti i “Shkodra Summer Cup 2026”, u mbajt këtë fundjavë në Shkodër, duke grumbulluar shumë ekipe nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Skuadra “Djelmnia Shkodrane” U11, e udhëhequr nga trajnerët Fatmir Marku dhe Bledar Marshiq, përballoi çdo sfidë dhe arriti të rrëmbejë kupën e vendit të parë me një performancë të shkëlqyer.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për këta sportistë: Ajan Çanga (2015), Sejdi Bregu (2015), Lionel Staka (2015), Leart Vukaj (2015), Andrea Lucaj (2015), Klesio Steri (2015), Leonardo Bregu (2016), Daris Kraja (2015), Rain Bakri (2015), Samuel Doçaj (2016), Aron Guraj (2016), Noel Vekshari (2016) dhe Cristjano Palna (2017).

Nga Gazeta Shkodra Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ish-kryetarja e PS Shkodër, Mirela Dodaj reagon ndaj deklaratave të Spiropalit: “Para se të kërkosh llogari nga të tjerët, jep llogari për veten”

Deklaratat e fundit të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, si kundërpërgjigje ndaj Ramës, ku flet për meritokracinë, demokracinë dhe vetëpastrimin në Partinë Socialiste kanë sjellë reagimin e një prej ish-figurave të PS-së në Shkodër. Ish-kryetarja e Partisë Socialiste Shkodër, Mirela Dodaj, i është përgjigjur publikisht Spiropalit, duke e akuzuar se ka qenë për vite me […]

Gjirokastër/ Flakët e zjarrit rrezikojnë parkun e bletëve

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të...

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

Gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025,...