“Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë

Publikuar me datë:

Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga vende të ndryshme të Europës drejt Shqipërisë, në një udhëtim që, sipas tyre, ka edhe një mesazh të fortë politik. Të ardhur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian, ata kanë udhëtuar për tre ditë me radhë, duke formuar një kolonë automjetesh të mbushura me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike.

“Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve që shoqëron automjetet e tyre gjatë rrugëtimit drejt Shqipërisë. Pjesëmarrësit shprehen se janë nisur drejt vendit për të protestuar dhe për të përcjellë një mesazh politik, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e qeverisë aktuale. Udhëtimi, megjithatë, nuk ka qenë pa vështirësi. Shqiptarët e diasporës thonë se pengesat më të mëdha i kanë hasur gjatë kalimit në kufirin me Malin e Zi.

“Kemi tre ditë që udhëtojmë drejt Shqipërisë dhe pengesat më të mëdha i kemi hasur në kufirin me Malin e Zi”, kanë deklaruar disa prej pjesëmarrësve. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë rrugës, kolona ka vijuar udhëtimin dhe tashmë ka mbërritur në pikën kufitare të Morinit, në hyrje të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...