Përkeqësohet situata në Selishtë të Dibrës, zjarri afrohet pranë banesave

Zjarri që ka përfshirë zonën e Selishtës në Dibër ka marrë përmasa më të mëdha, duke u bërë gjithnjë e më kërcënues.

Flakët përhapen me ritme alarmante dhe janë shumë pranë banesave, çka ka shtuar ndjeshëm rrezikun si për popullsinë, ashtu edhe për pronat e tyre.

Ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse është tepër e vështirësuar për shkak të terrenit malor dhe aksesit të kufizuar për automjetet zjarrfikëse.

Pavarësisht sfidave, forcat zjarrfikëse në vendngjarje po vijojnë përpjekjet për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të ndaluar përparimin e tij drejt lagjeve të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe