Zjarr në një banesë në Pogradec

Publikuar me datë:

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në rrugën e Spitalit, përballë Poliklinikës së qytetit të Pogradecit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), të cilat po punojnë për fikjen e plotë të flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga familja që banon në këtë objekt. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se familja jeton në kushte të vështira ekonomike.

Ndërkohë, grupet e shërbimit vijojnë punën për eliminimin e plotë të vatrës së zjarrit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në rënien e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

Protestat kundër projektit për Zvërnecin vijuan për të katërtën...

Pensionistët në Shkodër prej 3 ditësh në pritje te pensioneve nga posta e qytetit

Dhjetëra pensionistë në Shkodër raportohen se po presin prej...

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure...