E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Publikuar me datë:

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të rënda disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i shqiptuar një gjobë totale prej 105 mijë eurosh.

Vendimi vjen pavarësisht sqarimeve të klubit tetovar, i cili kishte deklaruar se futbollistët nuk e kishin dëgjuar thirrjen për ceremoninë e ndarjes së medaljeve. Megjithatë, organet disiplinore të Federatës kanë vlerësuar se ka pasur shkelje serioze të rregulloreve.

Sipas vendimit, 15 mijë euro janë caktuar si ndëshkim për përdorimin e mjeteve piroteknike në tribunë. Një tjetër gjobë prej 10 mijë eurosh lidhet me koret dhe sloganet e konsideruara të papërshtatshme nga organizatorët.

Ndërkohë, një baner me përmbajtje që autoritetet e futbollit e kanë cilësuar si naziste ka sjellë një sanksion shtesë prej 20 mijë eurosh.

Pjesa më e rëndë e dënimit lidhet me mospranimin e medaljeve pas ndeshjes. Për këtë arsye, Shkëndija është gjobitur me 30 mijë euro dhe është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupën e sezonit të ardhshëm, pasi është vlerësuar se nuk janë respektuar zyrtarët e ndeshjes dhe ekipi kundërshtar.

Gjithashtu, klubi është ndëshkuar me 30 mijë euro të tjera dhe katër ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të incidenteve që lidhen me ceremoninë e himnit shtetëror, ku sipas raportit zyrtar nuk është respektuar himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në tribunë është kënduar himni shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbrojtja, krahu i majtë dhe sulmi, prioritetet e Vllaznisë në merkato

Menjëherë pas mbylljes së sezonit 2025-26, te Vllaznia nuk...

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...