Vlore/ Plazh edhe në fund të shtatorit, turistët zgjedhin klimën e qetësinë

Publikuar me datë:

Në Vlorë, edhe në fund të shtatorit, plazhet mbeten të gjalla. Kjo periudhë e vjeshtës i ka sjellë qytetit bregdetar turistë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët kanë zgjedhur këto ditë për të shijuar klimën e butë, atmosferën e qetë dhe hapësirën më të madhe në bregdet.

Pushuesit ndërkombëtarë tregojnë se kanë kërkuar informacione në rrjet për Vlorën dhe Shqipërinë përpara nisjes, ndërsa pasi kanë mbërritur, kanë mbetur të impresionuar si nga qyteti ashtu edhe nga bregdeti e atmosfera. Ndër arsyet për të cilat ata zgjedhin këtë destinacion, përfshihen edhe çmimet e favorshme.

“Unë jam nga Ukraina. Jam këtu për pushime. Zgjodha Vlorën për pushime pasi ka det shumë të bukur, bregdet të mirë dhe gjithashtu atmosferë të mirë. Qyteti më pëlqen shumë. Në mbrëmje ne shëtisim edhe në bregdet. Më pëlqen çdo gjë këtu, veçanërisht ushqimi. Zgjodha shtatorin për pushime pasi ka më pak njerëz. Çmimet janë të përballueshme për ne. Me shumë mundësi do të rikthehem sërish”, thotë një turiste e huaj.

Por është edhe pjesa vendase që zgjedh Vlorën në këtë periudhë të parë të vjeshtës. Pushuesit nga qytete si Berati dhe Tirana theksojnë se shtatori është momenti ideal për të kaluar pushimet, duke përmendur temperaturat më të ulëta dhe mungesën e fluksit të madh të vizitorëve.

“Unë vij nga Berati se është vendi i bukur, çfarë do shash këtu, bregdetin, Lungomaren që e kanë bërë vlonjatët. Vij shpesh, e shoh ndryshimin e popullatës e të Vlorës. Unë vij shpesh, nga 3 ditë, nga 4 ditë. Vjeshta shumë e mirë këtu, nuk ke çfarë shan, ambienti, ajri ka ndryshuar, çdo gjë këtu”, shprehet një tjetër.

Të dhënat për zonat e Vlorës dhe Himarës tregojnë se gjatë muajit shtator, hotelet kanë regjistruar prenotime që mbulojnë 40 deri në 50 për qind të kapaciteteve gjatë javës. Gjatë fundjavave, niveli i prenotimeve rritet dukshëm, duke arritur nga e premtja deri të dielën në përqindje që variojnë nga 65 në 75 për qind të dhomave të disponueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...