Vllaznia nuk shmang humbjen në miqësoren me Otrantin

Publikuar me datë:

FK Otrant Olympic arriti të triumfojë ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Olympic” të Ulqinit. Takimi tërhoqi jo vetëm tifozët vendas, por edhe shumë mbështetës kuqeblu nga Shkodra që kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrën e tyre.

Formacioni i Ulqinit kaloi në epërsi në pjesën e parë duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me rezultatin 1-0. Pas pushimit, Vllaznia reagoi dhe arriti të barazonte shifrat përmes Muratajt, i cili hyri në fushë gjatë fraksionit të dytë. Pavarësisht se rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar për pjesën më të madhe të kohës së mbetur, në minutat e fundit një luhatje në mbrojtjen shkodrane i dha Otrantit mundësinë të realizojë golin që vulosi fitoren.

Tekniku Edi Martini hodhi në fushë formacionin: Jukaj, Pusi, Latifi, Dëumfour, Sokol Uldedaj, Bardhi, Marku, Qato, Kobiljar, Perez dhe Zouhoule. Kjo ndeshje shërbeu kryesisht për të testuar lojtarët e rinj të afrur gjatë merkatos së verës. Në pjesën e dytë, trajneri aktivizoi edhe futbollistë të tjerë, mes të cilëve Murataj, që shënoi edhe golin e vetëm për kuqeblutë.

Për Vllazninë kjo ndeshje miqësore ishte e para pas largimit nga garat europiane. Ekipi pritet të luajë edhe disa sfida të tjera përgatitore deri në fillimin e kampionatit, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë kundër Laçit, të mërkurën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e...

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...