Universiteti i Shkodrës financon projekte kërkimore dhe zgjeron bashkëpunimet ndërkombëtare

Publikuar me datë:

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër po e vendos kërkimin shkencor në qendër të prioriteteve të tij, duke financuar gjatë këtij viti disa projekte të realizuara nga stafi akademik. Kjo mbështetje synon të inkurajojë zhvillimin e kërkimit, inovacionit dhe përmirësimin e cilësisë në procesin akademik.

Rektorja Blerta Dragusha shprehet se universiteti është i angazhuar jo vetëm në programin Erasmus+, por edhe në iniciativa të tjera ndërkombëtare që ofrojnë mundësi për financime, bashkëpunime akademike dhe zhvillim institucional.

Sipas saj, një nga objektivat kryesore është zgjerimi i partneriteteve me universitete të njohura jashtë Shqipërisë, për të krijuar programe të përbashkëta studimi dhe diploma të dyfishta. Këto bashkëpunime synojnë t’u ofrojnë studentëve më shumë mundësi për përvojë ndërkombëtare dhe përgatitje profesionale.

Përmes investimit në kërkimin shkencor dhe forcimit të lidhjeve me institucione akademike ndërkombëtare, Universiteti “Luigj Gurakuqi” synon të konsolidojë rolin e tij si një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë dhe zhvillimit akademik në veriun e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related