Turistët vizitojnë Kalanë e Shkodrës dhe magjepsen nga liqeni, lumenjtë dhe malet përreth

Publikuar me datë:

Kalaja e Shkodrës mbetet një nga atraksionet më të vizituara nga turistët që zgjedhin të eksplorojnë veriun e Shqipërisë. Çdo ditë, qindra udhëtarë nga mbarë bota vizitojnë këtë monument të rëndësishëm historik, për të njohur të kaluarën që mbart, si dhe për të përjetuar pamjet panoramike të qytetit, liqenit dhe lumenjve që e rrethojnë.

Vizitorët tregohen të impresionuar nga madhësia e kalasë, ruajtja e mirë e saj dhe peizazhi që zbulohet nga muret antike.

“Është shumë bukur. Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Gjithçka është e këndshme, ndërsa pamja është e mrekullueshme”, shprehet një prej vizitoreve.

Për disa vizitorë, udhëtimi ka edhe kuptim personal. Një turiste me origjinë nga Shkodra, që jeton në Greqi, është rikthyer në qytetin e të atit pas shumë kohësh.

“Babai im është nga Shkodra. Kam qenë këtu kur isha e vogël, ndërsa kjo është hera e parë që vij si e rritur. Na pëlqen vërtet shumë dhe e duam këtë vend”, tregon ajo.

Turistët nga Belgjika theksojnë veçanërisht përmasat madhështore të kalasë dhe natyrën përreth saj.

“Pamja është shumë e bukur, ndërsa kalaja është e madhe dhe madhështore. Më pëlqen shumë Shqipëria”, shprehet një turiste belge.

Edhe udhëtarët katalanas mbeten të entuziazmuar, duke e vlerësuar kalanë si një nga fortesat më të bukura dhe më të mirëmbajtura që kanë parë.

“Këtu ka histori, qytet dhe shumë gjëra të ndryshme për të parë. Kalaja ka një shtrirje shumë të madhe dhe është ruajtur mjaft mirë. Pamja është e pabesueshme, me malet, lumenjtë, rrugët e vjetra dhe ato të reja”, shprehen ata.

Falë historisë së saj, legjendave dhe pamjes së veçantë, Kalaja e Shkodrës vijon të jetë një nga monumentet më të vizituara në vend. Ky simbol i trashëgimisë kulturore përfaqëson një ndër krenaritë më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksion i befasishëm në Tiranë dhe Krujë/ Kokainë, armë e automjet luksoz, në pranga 2 persona

Kontrollet e befasishme të Policisë janë intensifikuar në Tiranë...

Ish-kandidati i PS në Shkodër kundër reformës territoriale për shkrirjen e Fushë Arrëzit: E padrejtë

Edhe ish-kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër,...

Bleu kështjellë në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të...