Thaçi: Të qenit pjesë e UÇK-së është krenaria më e madhe, uniformën e saj e mbaj me nder dhe dinjitet

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ndjenjat e tij të thella të krenarisë për angazhimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke vlerësuar se mbajtja e uniformës së saj ka qenë nderi më i madh që ka përjetuar në jetë.

“Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e Thaçit.

Thaçi vijon të theksojë se pjesëmarrja në luftën çlirimtare dhe veshja e uniformës së UÇK-së për të përbëjnë nder, krenari dhe privilegj në çdo situatë.

“Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”, thuhet në mesazhin e publikuar në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe