Aksidenti tragjik në Vlorë, policia zbardh rrethanat e ngjarjes

Policia ka publikuar informacione të reja mbi aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja u shënua rreth orës 18:00, ku si pasojë e përplasjes, humbi jetën oficeri i policisë Ermal Lula.

Gjatë aksidentit, u plagos edhe Thanas Poçaj, 63 vjeç.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

“Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Thanas Poçaj, 63 vjeç.”

Policia bën me dije se “Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.”

Gjithashtu, “Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.”

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe