Rikthehet energjia elektrike në Vermosh pas dy ditësh ndërprerje, OSHEE riparon defektet në linjat e shpërndarjes

Pas dy ditësh ndërprerje, banorët e Vermoshit dhe gjithë zonës së Kelmendit janë rikthyer në furnizimin normal me energji elektrike.

Grupet e punës të OSHEE-së në Malësinë e Madhe kanë punuar pa ndërprerje për riparimin e defekteve në rrjetin e shpërndarjes, të shkaktuara nga moti i keq, reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë.

Gjatë ndërhyrjes u riparuan edhe shtyllat elektrike të dëmtuara në fshatin Dobër. Sipas OSHEE-së, aktualisht e gjithë zona e Kelmendit furnizohet normalisht me energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe