Pasi kryeministri Edi Rama hasi në një refuzim të qartë ndaj thirrjes së tij për dialog, grupe të të rinjve, studentëve dhe qytetarëve vazhdojnë të mbajnë qëndrim të palëkundur në sheshin përpara Kryeministrisë.
Terreni vijon të karakterizohet nga tension i lartë. Protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndalimin e represionit, përballen me praninë e shumtë të Policisë së Shtetit dhe trupave të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), pozicionuar përballë tyre.
Ndonëse rrugët kryesore të Tiranës janë nën mbikëqyrje të fortë policore dhe përballë presionit të vazhdueshëm, të rinjtë refuzojnë të tërhiqen nga protesta. Sheshi përpara Kryeministrisë ka mbetur epiqendra e rezistencës qytetare.

