Zhupa: “Dhunojnë dhe bëjnë terror në qytet. Është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan”

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka dalë në një deklaratë publike nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, ku ndodhej së bashku me Besart Xhaferrin, pas raportimeve për ndalimin e disa pjesëmarrësve në protestat e fundit.

Gjatë prononcimit të saj, Zhupa akuzoi forcat e rendit për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe njoftoi se mes të ndaluarve është edhe fotoreporteri amerikan, Michael Moates.

Ajo shprehu shqetësimin për mënyrën e trajtimit të protestuesve si edhe të atyre që pasqyrojnë situatën në terren, duke e ndërlidhur ndalimin e fotoreporterit amerikan me dokumentimin e veprimtarisë policore.

“Mos u kurseni! Dhunojnë dhe arrestojnë këdo! Bashkë me kolegun Besart Xhaferri në komisariatin 2, ku ndër të tjerët është arrestuar edhe një fotoreporter amerikan Michael Moates, vetëm se bën ‘krimin’ që rregjistron barbaritë e policisë!”, tha Zhupa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related