Çepani: Jam pa fjalë, nuk e kuptoj dhunën ndaj të rinjve dhe grupeve të ndihmës së parë

Publikuar me datë:

Edlira Çepani, një prej aktivisteve të angazhuara, ngriti shqetësimin për mënyrën se si policia ka reaguar ndaj protestuesve, duke theksuar se edhe ekipet e ndihmës së parë të përbëra nga vullnetarë janë përballur me të njëjtin trajtim nga forcat e rendit.

“Me disa të rinj vullnetarë kemi ngritur grupe të ndihmës së parë, të cilët janë me jelekët e verdhë. Të gjithë ata që janë në terren shohin rastet e tmerrshme, ku më pas thirret ambulanca. Çdo ditë e më tepër po shohim një agresion që shtohet nga policia. Nuk e kuptoj kaq shumë agresivitet dhe kaq shumë shkelje të dukshme ligjore. Nuk arrij dot ta kuptoj pse duhet një dhunë kaq e madhe ndaj të rinjve që kanë dalë aty për të kërkuar arsim më të mirë, mirëqenie dhe shëndetësi më të mirë. Edhe grupet e ndihmës janë goditur dhe as në një luftë mes shteteve armike nuk sulmohen grupet e ndihmës së parë. Dhe nuk arrijmë ta perceptojmë se çfarë është gjithë ky agresion. Grupi i ndihmës së parë nuk ndihmon vetëm protestuesit, por edhe policinë. Është një situatë e menaxhuar në mënyrë tërësisht joprofesionale dhe na vjen keq që shohim të rinj që trajtohen ashtu. Jam pa fjalë. Edhe të rinjtë nëse vjen momenti që të neutralizohen nuk duhen qëlluar lart, por duhet të synohet te gjymtyrët e poshtme, ndërsa ne kemi hasur pothuajse të gjitha rastet që janë goditur sipër. Forcat e rendit e kanë kuptuar gabim rolin e tyre. Janë aty për të garantuar sigurinë dhe jo për të rrahur të rinjtë”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related