Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Publikuar me datë:

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit.

Një ngjarje e rëndë u shënua në pikën doganore, ku një shofer kamioni, teksa priste të përpunohej radha e tij, aksidentalisht përplasi për vdekje një koleg, edhe ai drejtues kamioni, i cili po shkonte të dorëzonte dokumentet e mjetit në skaner.

Sipas njoftimit të policisë së Portit të Durrësit, incidenti ndodhi në sheshin përpara skanerit, ku shtetasi Nikolin Mardari, 49 vjeç, banues në Berat, teksa drejtonte kamionin e tij, dyshohet se aksidentalisht ka përplasur shtetasin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, me banim në Kosovë, që lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për skanimin e kamionit të tij.

Si rezultat i kësaj goditjeje, Nexhmi Shabani, 62 vjeç, humbi jetën. Ndërkohë, Nikolin Mardari është shoqëruar në Komisariat ku ndaj tij po kryhen veprimet përkatëse procedurale.

Grupi hetimor, nën udhëheqjen e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...