Masakroi gruan me çekiç në Vau Dejës / Gjykata e Shkodrës liron 73 vjeçarin

Publikuar me datë:

Një burrë ka goditur brutalisht me çekiç në kokë bashkëshorten e tij, teksa çuditërisht ai u lirua nga burgu në një kohë që gruaja e tij ishte në sallën e operacionit në Itali, ku humbi edhe njërin sy.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Barbullush në Njësinë Administrative Bushat, Vau i Dejës.

Dedë Celiku, vellai i zonjes, ankohet se kunati i tij, Vlash Krajni, ka goditur me çekiç motrën e tij, Leza Krajni. Pas ngjarjes, Vlashi është arrestuar dhe më pas është liruar pa dalë ekspertiza mjeko ligjore për të dëmtuarën apo edhe për gjendjen e tij mendore, teksa aktualisht po hetohet me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas Dedes, çifti kishte disa mosmarrëveshje, teksa ai tregon se Vlashi e ka goditur pas shpine me çekiç, në një kohë që motra e tij Leza Krajni po fliste me motrën në telefon.

Deda i dërgoi disa fotografi të motrës së tij, të shkrepura menjëherë pas ngjarjes, ku duket e masakruar dhe e gjakosur, në gjendje tepër të rëndë.

Pas ngjarjes, Vlashi është arrestuar, ndërkohë që Leza ka shkuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje kome. Goditjet e i ka pasur në kokë. “Pas disa ditësh, fëmijët e motrës e kanë marrë Lezën dhe e kanë sjellë për kurim në Itali. Dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë, e kanë sjellë me autoambulancë nga Shkodra. Është futur disa herë në operacion për hemorragji”, thotë Deda.

Sipas tij, Leza ka humbur njërin sy, ndërkohë që thotë se gjendja e saj ende nuk është e mirë. “Unë e kam me shtetin shqiptar, me drejtësinë se si mund të lërë të lirë një person të tillë. E ka masakruar dhe tani ndodhet në shtëpi. Motra ime në spital. E kanë liruar ata të prokurorisë dhe gjykatës”, pohon ai i revoltuar.

Revolta e familjarëve të të dëmtuarës është legjitime. Prokuroria e ka akuzuar Vlash Krajnin për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, në tentativë. Vetëm tentativë s’ka pasur në rastin konkret.

Këto vepra penale, parashikojnë një dënim jo më pak se 20 vjet burg ose me burgim të përjetshëm. Fiks Fare ka mësuar se, gjyqtarja e cila ka vendosur për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” është Arta Llazari.

Shefi i Komisariatit Bushat, Armando Xhafa, thotë se hetimet janë kryer nga seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

“Personi është mbajtur në komisariat deri në përfundim kur është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Janë bërë veprime të gjitha me radhë, të gjitha me radhë”, thotë ai.

Por, vetëm hetimet s’kanë pasur radhë! Gjykata e liroi autorin ende pa dalë ekspertiza mjeko ligjore. Madje, gjyqtarja Arta Llazari, ka vendosur lirimin e autorit pa dalë raporti i Mjekësisë Ligjore për gjendjen e 73 vjeçarit.

“Ne kemi kryer vetëm një veprim, shoqërimin e autorit, para pak ditësh, ditën e premte, e kemi çuar te Mjekësia Ligjore në Tiranë, në bazë të veprimit të prokurorit për të kryer ekspertimin psikiatrik. E kemi kthyer prapë në banesë. Aktualisht autori i dyshuar është me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’”, pohon ai.

Vlash Krajni e pranon se e ka goditur, teksa thotë se ta linte me 2 goditje s’do ishte në ato kushte (arrest shtëpie). Por, e goditi disa herë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.

Aktualisht është penduar, ndërkohë që pohon se shkaku mund të jetë xhelozia. Në banesë shkon edhe një inspektor i policisë, i cili thotë se “i kanë thënë djemtë ta shohë ndonjëherë”. Aktualisht, Vlashi qëndron në banesë dhe Leza dergjet në shtratin e spitalit në Itali, ku ka humbur shikimin e njërit sy dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore nga goditjet në kokë.

Shënim: Marrë nga Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arabia Saudite ekzekuton pesë persona, akuzoheshin për trafik droge

Pesë shtetas etiopianë u ekzekutuan në Arabinë Saudite pasi një gjykatë i gjeti fajtorë për trafikim droge. Lajmi u bë publik nga ministria e brendshme e mbretërisë. Sipas një raportimi të agjencisë franceze të lajmeve AFP, bazuar në deklarata zyrtare, ky ekzekutim e çon në 205 numrin total të ekzekutimeve të kryera në vend që […]

Berisha komenton disfatën e Trump, kreu i PD-së zbardh qëndrimin e tij për rezultatin në SHBA

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar për herë të parë lidhur me humbjet e republikanëve në Kongresin dhe Senatin e SHBA, duke ofruar analizën e tij për arsyet që, sipas tij, ndikuan në rezultatin zgjedhor. I ftuar në emisionin “Now” të Erla Mëhillit, Berisha tha se ndryshimi në votën amerikane është kryesisht pasojë […]