Pukë/ Banorët kundër HEC-eve, paralajmërojnë përplasje: “Do t’i djegim makinat”

Publikuar me datë:

Banorët e Mesulit, Kimezit dhe Kalivarës në Pukë kanë dalë sërish kundër ndërtimit të katër hidrocentraleve në zonën ku jetojnë.

Protesta e radhës u zhvillua para Gjykatës Administrative, ndërsa komuniteti ka ndjekur edhe rrugën ligjore, duke depozituar një padi për shfuqizimin e lejeve të miratuara për projektet.

Banorët pretendojnë se procesi i miratimit është kryer pa u zhvilluar dëgjesa publike me komunitetin, ndërsa kundërshtojnë edhe mënyrën se si janë ndjekur procedurat administrative.

Situata është tensionuar gjatë protestës, ku një prej banorëve paralajmëroi se qëndrimi i komunitetit do të jetë më i ashpër nëse makineritë e kompanisë mbërrijnë në zonë.

“Tani nuk i presim më si burrat… do t’i djegim makinat”, deklaroi banori, duke paralajmëruar përplasje me përfaqësuesit e kompanisë.

Avokati i banorëve, Arbër Raja, ngre gjithashtu pretendime për problematika në dokumentacionin e projekteve dhe procedurat e ndjekura, përfshirë ato që lidhen me lejen mjedisore.

Lejet për hidrocentralet janë dhënë që prej vitit 2023, ndërsa kanë hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2025, pas plotësimit të dokumentacionit të kërkuar nga kompania përfituese.

Përveç padisë në Gjykatën Administrative, banorët kanë depozituar edhe një kallëzim penal në prokurori. Ata kërkojnë verifikimin e pretendimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh gjatë procedurave të miratimit të projekteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related