Shkodër/ 1908 masa administrative në vetëm 2 javë, pezullohen 52 leje drejtimi

Publikuar me datë:

Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.

Si rezultat i monitorimit, gjatë dy javëve, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 52 leje drejtimi;

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1908 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

106 masa për parakalime të gabuara;
731 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
33 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
97 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
27 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
81 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
14 masa për qarkullim me xhama të riveshur;
458 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
361 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tensione para Ministrisë së Brendshme, shoqërohen dy protestues. Momenti kur policia i merr dhe…

Gjatë një proteste pranë Kuvendit, janë regjistruar momente tensioni...

BBC: Shqipëria po tërheq turistë jo vetëm për detin, por edhe për turizmin dentar

Të huaj nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe...

Turistët e huaj pushtojnë “Marubin”/ Francezë, gjermanë e italianë vizitojnë muzeun në Shkodër

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në arenën ndërkombëtare. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, të dhënat e institucionit tregojnë se vizitorët e huaj përfaqësonin 66.6% të të gjitha vizitave, ndërsa shqiptarët përbënin rreth një të tretën e totalit. Sipas informacioneve të publikuara nga muzeu, një pjesë […]