Lushnjë/ Aksident te “Pushimi i Shoferit”, përplasen automjeti dhe furgoni me pasagjerë, dy të lënduar në spital

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Pushimi i Shoferit, përgjatë autostradës Lushnje-Fier. Në këtë ngjarje, një automjet Volkswagen është përplasur me një furgon që kishte në bord udhëtarë që udhëtonin drejt jugut të vendit.

Sipas informacioneve, drejtuesi i furgonit, në përpjekje për të evituar përplasjen me Volkswagen-in, ka devijuar mjetin dhe është goditur fort me barrierat metalike të autostradës. Si pasojë e këtij incidenti, disa prej pasagjerëve të furgonit kanë mbetur të lënduar. Megjithatë, vetëm dy persona janë dërguar me ambulancë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të siguruar zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të rregulluar fluksin e trafikut në atë segment rrugor.

Pavarësisht se kryqëzimi në Pushimin e Shoferit është i njohur si një pikë problematike për sigurinë rrugore dhe është shkaktare e aksidenteve të shumta, deri më sot Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rregullimin apo përmirësimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...