Ardit Cylybyli ka reaguar lidhur me përfshirjen e zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër në skemën e projektbuxhetit 2027, ku parashikohet transportimi i mbetjeve nga bashki të tjera drejt kësaj zone.
Në reagimin e tij, Cylybyli shpreh shqetësimin për pasojat që një skemë e tillë mund të ketë në mjedis, turizëm, bujqësi dhe shëndetin e banorëve të Bushatit dhe zonave përreth.
Ai kërkon transparencë nga institucionet, studime të ndikimit mjedisor dhe garanci konkrete për mbrojtjen e territorit, duke kundërshtuar që Shkodra të marrë përsipër problemet e menaxhimit të mbetjeve të bashkive të tjera.

