Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Publikuar me datë:

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane.

Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë dy shtetas grekë të moshës 37 dhe 55 vjeç. Autoritetet greke dyshojnë se ky grup ka manipuluar sistemin e furnizimit me gaz të një ndërtese për të vjedhur tuba bakri.

Dyshohet se ndërhyrja e tyre ka dëmtuar tubacionin, duke shkaktuar rrjedhje të gazit natyror, i cili është akumuluar në ambientet e brendshme të godinës dhe ka eksploduar disa orë më pas.

Shpërthimi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 25 shtatorit, në rrugën Lysikratous në zonën e Plakës, duke rrëzuar ndërtesën dhe shkaktuar gjashtë viktima.

Ndër të ndjerët ndodheshin edhe tre shtetas me origjinë shqiptare dhe nënshtetësi amerikane: Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani.

Të tre të ndaluarit pritet të paraqiten sot përpara gjykatës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë. Akuza ndaj tyre përfshijnë vepra të rënda si zjarrvënie, shkaktim shpërthimi me pasoja fatale dhe vrasje me dashje.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të qartësuar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar rolin e secilit të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related