“Landfilli i Bushatit nuk do të presë mbetjet e 21 bashkive”, Kristian Shkreli: Nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje

Publikuar me datë:

Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, ka përgënjeshtruar raportimet se landfilli i Bushatit do të shërbejë për depozitimin e mbetjeve të 21 bashkive të vendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkreli sqaron se landfilli është i destinuar për mbetjet e qarqeve Shkodër dhe Lezhë. Ai thekson se Bashkia Vau i Dejës nuk ka marrë asnjë kërkesë dhe nuk ka nënshkruar marrëveshje për depozitimin e mbetjeve të bashkive të tjera.

Reagimi vjen pas debatit të shkaktuar nga një dokument i projektbuxhetit 2027, ku 21 bashki figurojnë në skemën e financimit për transportimin e mbetjeve drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Megjithatë, dokumenti nuk e përmend shprehimisht landfillin e Bushatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related