Rusi/ Tre viktima dhe mbi 100 të plagosur nga zjarri në një kantier industrial

Publikuar me datë:

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një kantier ndërtimi industrial në rajonin Amur në Lindjen e Largët të Rusisë la pas vetes tre të vdekur dhe më shumë se 140 persona të plagosur.

Konsorciumi përgjegjës për ndërtimin e kompleksit petrokimik Amur GCC njoftoi se mes viktimave janë dy shtetas nga Kina dhe një shtetas rus. Nga të lënduarit, 24 persona janë dërguar në spital për trajtim, ndërsa 122 të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në vendngjarje.

Shërbimet e kërkim-shpëtimit janë ende në terren, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë punën për të shuar flakët dhe për të siguruar perimetrin e zonës së prekur.

Sipas kompanisë, zjarri ka nisur në një zonë ndihmëse të kompleksit, ndërkohë që pajisjet kryesore të impiantit kanë mbetur të paprekura. Hetimet do të përcaktojnë arsyet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related