51-vjeçari nga Ballshi bie nga 50 metra lartësi, shpëtohet nga zjarrfikësit

Publikuar me datë:

Një burrë 51-vjeçar nga fshati Selitë në Mallakastër ka pësuar lëndime të rënda pas rrëzimit nga një lartësi prej afërsisht 50 metrash.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, gjatë kohës kur dyshohet se ai po përpiqej të riparonte një tubacion uji pranë fshatit. Për shkaqe ende të paqarta, ai humbi ekuilibrin dhe ra në një zonë të thyer dhe të vështirë për akses.

Të afërmit e tij e gjetën të plagosur dhe lajmëruan menjëherë Policinë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat, pas një operacioni në kushte të vështira, arritën të nxjerrin të dëmtuarin nga terreni i rrezikshëm.

Pavarësisht lëndimeve të shumta, 51-vjeçari i ka mbijetuar rënies, por ka pësuar fraktura në disa pjesë të trupit. Pas ndihmës së parë në vend, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related