Humb jetën Guerriero, ish-e dashura e McGonigal/ Denoncoi në SHBA lidhjet e ish-zyrtarit të FBI-së me Edi Ramën

Publikuar me datë:

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju-Jork dhe denoncuesja e tij për aktivitetet e dyshuara të paligjshme, është gjetur e pajetë, njofton Daily Mail.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen tek çështja McGonigal, një prej skandaleve më të mëdha që përfshiu një ish-zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, i dënuar në SHBA për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për fshehje të pagesave të marra nga një ish-oficer i shërbimeve të inteligjencës shqiptare.

Guerriero ka qenë një figurë me ndikim edhe për publikun shqiptar. Pas ndarjes nga McGonigal, ajo dorëzoi tek autoritetet amerikane prova mbi veprimet e tij, duke përfshirë informacione lidhur me kontaktet e ish-zyrtarit amerikan me kryeministrin Edi Rama.

Në pohimet e saj publike, Guerriero ka treguar se McGonigal i kishte thënë se do të udhëtonte në Shqipëri për t’u takuar me Edi Ramën, pa i zbardhur arsyen konkrete të këtyre takimeve.

Ajo ka shtuar gjithashtu se ish-zyrtari i FBI-së dhe kryeministri shqiptar kishin një raport personal, ndërsa McGonigal diskutonte shpesh për Ramën. Dëshmitë e Guerrieros morën vlerë të konsiderueshme sidomos pas publikimit të akuzave nga drejtësia amerikane, ku emri i Edi Ramës është përmendur në disa pjesë të dokumentacionit zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related