Reagimi nga SHBA, senatorja Elissa Slotkin thirrje për ndalimin e dhunës në Shqipëri: Qeveria të mbrojë protestuesit dhe të luftojë korrupsionin!

Publikuar me datë:

Senatorja demokrate nga SHBA, Elissa Slotkin, ka reaguar zyrtarisht lidhur me tensionet dhe incidentet e dhunshme që janë shfaqur në Shqipëri ditët e fundit. Ky reagim vjen pas shqetësimeve të përsëritura të komunitetit shqiptar-amerikan.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Slotkin vuri në dukje rëndësinë e protestës paqësore dhe kërkesës për llogaridhënie si elemente themelore të sistemit demokratik:

“Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë thirrjesh të shqetësuara nga banorë të Miçiganit lidhur me dhunën në përshkallëzim në Shqipëri, mes vendeve të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e tyre të zgjedhur.”

Ajo u ndal gjithashtu te detyrimet e qeverisë shqiptare, duke bërë thirrje për respektimin e sundimit të ligjit dhe për shmangien e përdorimit të panevojshëm të forcës nga uniformat blu:

“Në mënyrë të ngjashme, qeveria shqiptare ka për detyrë të respektojë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit kundër përdorimit të tepruar të forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe t’i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. I bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë çmos për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related