Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës në Tiranë: 13 të plagosur, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

Publikuar me datë:

Njoftimi i plote:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme:

*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:

– 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.

– 2 përfaqësues të medias.

Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

– Një protestues

– Një efektiv policie

Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

– 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.

Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related