Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët marshojnë me thirrjen “Rama ik!”

Marshimi i protestuesve ka vazhduar në rrugët kryesore të Tiranës.

Pasi u penguan të zhvillojnë tubimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ata kanë zgjedhur të ecin gjatë rrugëve të qytetit.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, qytetarët kanë kaluar mes trafikut, ndërsa shoferët i kanë mbështetur duke përdorur boritë e makinave.

Sipas vetë pjesëmarrësve, kjo protestë është “legjitime”, por pengohet nga policia.

Forcat e rendit janë duke zbatuar aktin normativ të miratuar nga qeveria, për të cilin qytetarët shprehen se është “i paligjshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe