Prof. Zef Çoba feston ditëlindjen, mjeshtri që i dha identitet muzikor Shkodrës

Publikuar me datë:

Sot feston ditëlindjen një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i njohur shkodran, Prof. Zef Çoba.

I lindur në Shkodër më 17 korrik 1951, ai e nisi herët pasionin për muzikën dhe, pas studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, ia kushtoi gjithë jetën krijimtarisë artistike dhe edukimit të brezave të rinj.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Prof. Çoba ka lënë një trashëgimi të pasur në muzikën shqiptare, duke krijuar qindra vepra vokale dhe instrumentale, muzikë për filma artistikë, shfaqje teatrore dhe këngë për fëmijë. Krijimtaria e tij është frymëzuar shpesh nga tradita dhe identiteti i këngës qytetare shkodrane.

Emri i tij lidhet ngushtë me këngën e famshme “Xhamadani vija-vija”, e cila prej vitesh është kthyer në një simbol të muzikës shqiptare dhe këndohet nga shqiptarët kudo në botë. Ndër krijimet e tij më të njohura renditet edhe kënga “Djali i kumbarës”, me tekst të shkrimtarit Fadil Kraja.

Përveç veprimtarisë si kompozitor, Prof. Zef Çoba ka dhënë një kontribut të vyer edhe si dirigjent i koreve kishtare, pedagog universitar dhe promovues i muzikës korale shqiptare. Për punën dhe përkushtimin e tij është nderuar me titullin “Profesor”, me Urdhrin “Naim Frashëri”, çmimin “Nënë Tereza” dhe me mirënjohjen e qytetit të Shkodrës.

Për shkodranët dhe jo vetëm, Zef Çoba mbetet një figurë e respektuar, një intelektual i përkushtuar dhe një artist që ka ditur të ruajë me dinjitet vlerat më të mira të qytetit të tij.

Në këtë ditë të veçantë, Portali VeriuSot i uron Prof. Zef Çobës shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë frymëzim në rrugëtimin e tij artistik. Gëzuar ditëlindjen një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës shqiptare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Korfuz/ Tejkaloi kapacitetin e pasagjerëve, arrestohet kapiteni shqiptar i tragetit

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Korfuzit në Greqi...

Zjarr në Novoselë të Vlorës, flakët përfshijnë barishte dhe pemë

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e fshatit...

Gjergj Stefa kritikon ashpër Vllazninë: Humbja me Malishevën, në kufijtë e skandalit

Gazetari sportiv Gjergj Stefa ka reaguar pas disfatës së...