Prezantohet kalendari i aktiviteteve verore në Shkodër, nga “Za Fest” te “Festa e Verës”

Publikuar me datë:

Bashkia Shkodër ka bërë publik axhendën e saj për veprimtaritë artistike dhe kulturore që do të zhvillohen në korrik dhe gusht, duke përgatitur një seri aktivitetesh të larmishme me festivale, koncerte dhe evente që do të mbahen si në qytet, ashtu edhe në zonat turistike përreth.

Sezoni i aktiviteteve startoi më 23 korrik me “Za Fest”, i cili u organizua në Muzeun Historik të Shkodrës, ndërsa më pas programi u zhvendos në Kalanë Rozafa më 24 dhe 25 korrik. Më 29 korrik, Anxhela Peristeri do të japë një koncert në sheshin para godinës së Bashkisë, teksa më 31 korrik në Velipojë do të performojnë në skenë Arsi Bako, Endrik Beba, Rei Bezhani, Martina Serreqi, Eldis Arrnjeti dhe Frensi Revania.

Gjatë muajit gusht, programi do të vijojë me koncerte dhe festivale të tjerë, ku përfshihen koncerti i Mateus Frrokut, “Dua Fest”, “Youth Wave”, “San Fest”, “Velipoja Fest”, “Dajçi Fest”, së bashku me “Festa e Këngës”, “Festa e Gurit të Zi” si dhe “Festa e Verës”.

Me këtë kalendar të ngjeshur aktivitetesh, Bashkia Shkodër ka për qëllim të nxjerrë në pah jetën kulturore, të inkurajojë turizmin dhe të ofrojë argëtim gjatë stinës së verës, duke sjellë mundësi për banorët vendas dhe për vizitorët në pikat kryesore të qytetit dhe zonave përreth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident me vdekje në Portin e Durrësit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e...

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...