Policia përshkallëzon ndërhyrjen ndaj protestuesve, efektivët tërheqin me forcë edhe një të moshuar

Protesta e 171-të kundër qeverisë është shoqëruar nga tensione të mëdha dhe shqetësim të ndjeshëm.

Forcat e policisë kanë ndaluar protestuesit duke i grumbulluar në njërin prej cepave të bulevardit, në zonën e trotuareve, dhe më pas kanë ndërmarrë veprime për t’i shoqëruar disa prej tyre.

Një numër qytetarësh janë dërguar në komisariat nga efektivët e policisë. Mes të shoqëruarve ka qenë edhe një i moshuar.

Gazetari Osman Stafa njofton se “i moshuari është tërhequr me dhunë nga ana e policisë”.

Gjatë shoqërimit, të moshuarit i kanë rënë edhe sendet personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe