Në pranga efektivi i policisë në Kavajë, dyshohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës të policisë në Kavajë, mbi dyshimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Personi i arrestuar, me inicialet A.C., shërbente si punonjës në rolin bazë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë. Masa e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16 nëntor 2026, pas kërkesës së Prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria ka zhvilluar hetime ndaj A.C. për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

AMP bën me dije se vendimi për masën e sigurisë është marrë mbi bazën e indicieve që e lidhin të dyshuarin me veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore. Bashkëpunimi me Prokurorinë vijon me qëllim zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe