Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët kthehen në lumenj

Publikuar me datë:

Një stuhi e fuqishme goditi qytetin e Jaénit, i vendosur në regjionin e Andaluzisë në jug të Spanjës, duke sjellë përmbytje të menjëhershme dhe krijuar panik mes qytetarëve dhe turistëve.

Rrugët u mbushën me ujë të furishëm, ndërsa këmbësorët u rrëzuan nga forca e rrjedhës së ujit, e cila përshkoi qendrën e qytetit.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë individë duke kërkuar ndihmë, përpjekjet e tyre për të qëndruar në këmbë brenda ujërave të vërshuara. Në një video, një burrë duket se tërhiqet nga rrjedha njërin anë të rrugës, ndërsa një tjetër noton pranë automjeteve që ishin bllokuar nga përmbytjet.

Një nga momentet më shqetësuese ndodhi në parkimin nëntokësor “Parking de la Constitución”, ku ujërat depërtuan me shpejtësi, duke mbuluar automjetet deri në tavanin e objektit. Edhe pse stuhia, e shoqëruar me breshër të theksuar, zgjati vetëm rreth 20 minuta, ajo la pas dëme të mëdha.

Autoritetet meteorologjike spanjolle raportuan se brenda një ore ra rreth 50 milimetra reshje, ndërsa në disa zona u regjistruan deri në 32 milimetra shi brenda vetëm 15 minutash. Intensiteti i këtyre reshjeve shkaktoi dështimin e sistemit të kullimit, duke bërë që uji të shpërthejë nga pusetat dhe kanalet nëntokësore.

Shërbimet emergjente morën më shumë se 110 thirrje për përmbytje në garazhe dhe bodrume. Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe paralajmëruan shoferët të braktisin automjetet nëse niveli i ujit kalon boshtet e rrotave.

Megjithë dëmet materiale dhe kaosin e shkaktuar, autoritetet konfirmuan se nuk ka pasur raporte për viktima apo të plagosur rëndë. Paralajmërimet për reshje intensive dhe stuhi mbeten në fuqi për disa provinca të tjera në jug të Spanjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related