Gazetari Elton Tozaj publikon foton me rroba të gjakosura pas videove intime: “Kushdo që e bëri do të paguajë shtrenjtë, nuk më ndalni dot!”

Gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ka publikuar një fotografi shqetësuese në rrjetet sociale, ku shfaqet me rroba dhe qafën të mbuluara me gjak, duke ngritur dyshime se mund të jetë dhunuar fizikisht.

Në një postim në Instagram, Tozaj shfaqet i ulur në një automjet, ndërsa në bluzë dhe në pjesën e qafës duken njolla të shumta gjaku. Krahas fotografisë, ai ka zgjedhur të publikojë edhe një mesazh kërcënues ndaj personave që mund të kenë qëndruar pas ngjarjes.

“Kushdo që e bëri këtë do e paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, shkruan gazetari.

Publikimi vjen pas bujës së krijuar nga videot intime të kompozitorit Adi Hila me disa personazhe të njohura të showbizit shqiptar, të cilat u bënë publike në fund të muajit shtator. Tozaj ishte një prej personave që denoncoi publikisht ekzistencën e këtyre materialeve filmike, duke pretenduar se ato dëshmonin një fenomen më të gjerë në industrinë e muzikës.

Deri më tani, nuk ka një informacion zyrtar mbi rrethanat e incidentit, nëse gazetari është sulmuar fizikisht dhe nëse ngjarja ka lidhje me publikimet e tij të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe