Qytetarët ngritën shqetësimin, deputetja Xhenis Çela iu drejtua ministres, vendoset sinjalistika drejt Pukës dhe Komanit

Publikuar me datë:

Një shqetësim i ngritur nga qytetarët gjatë takimeve me deputeten e Partisë Socialiste, Xhenis Çela, në kuadër të nismës “Prania Besnike” në Vaun e Dejës, ka marrë zgjidhje. Bëhet fjalë për mungesën e sinjalistikës orientuese në drejtim të Pukës dhe Komanit, e cila tashmë është plotësuar me vendosjen e tabelave përkatëse.

Pas evidentimit të problematikës nga banorët, deputetja Çela e ka përcjellë shqetësimin pranë ministres përgjegjëse, duke kërkuar ndërhyrjen për adresimin e tij.

Lajmin për zgjidhjen e kësaj problematike e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se kërkesa e qytetarëve është ndjekur deri në realizimin e ndërhyrjes.

Vendosja e tabelave orientuese pritet të lehtësojë lëvizjen dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve që udhëtojnë drejt Pukës dhe Komanit.

“Dëgjojmë, ndjekim dhe zgjidhim!”, shkruan deputetja Xhenis Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Russell Brand dënohet për përdhunim dhe tri sulme seksuale, aktori britanik rrezikon burgun

Aktori dhe komediani i njohur britanik, Russell Brand, është...

Bill Gates zbulon 4 profesionet që do t’i rezistojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates ka risjellë në vëmendje debatin për të...

Polonia godet rrjetin e spiunazhit rus, 6 të arrestuar për bashkëpunim me ushtrinë e Moskës

Polonia, e njohur si një nga aleatet kryesore të Ukrainës në konfliktin me Rusinë, deklaroi të enjten arrestimin e gjashtë individëve të dyshuar për spiunazh në dobi të Moskës dhe furnizim të ushtrisë ruse. Sipas njoftimit të Tomasz Siemoniak, koordinatori i shërbimeve speciale të Polonisë, përmes platformës X, ndër të arrestuarit janë pesë shtetas polakë […]