PD Shkodër denoncon gjendjen e rrugës “Don Bosko”: “Riparohet çdo muaj, bizneset ankohen për kanalizimet, Beci vetëm vjedh”

Publikuar me datë:

Kryetari i Forumit të Partisë Demokratike në Shkodër, Fatjon Mani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rrugës “Don Bosko” në qytet.

Sipas tij, segmenti prej rreth 300 metrash është rikthyer sërish në riparim, ndonëse punime të ngjashme janë kryer edhe më parë.

“Është e turpshme që një segment prej vetëm 300 metrash të riparohet pothuajse çdo muaj. Kjo tregon se cilësia e punimeve të kryera nga Bashkia Shkodër ka qenë skandaloze”, shkruan ai në reagimin e tij.

Përfaqësuesi i PD-së ngre gjithashtu shqetësimin për problemet me kanalizimet në zonë, duke pretenduar se bizneset janë detyruar të mbulojnë pusetat me mjete rrethanore për shkak të erës së rëndë që del prej tyre.

Sipas tij, bashkimi i ujërave të bardha me ato të zeza ka krijuar një situatë të papranueshme për bizneset që ushtrojnë aktivitet në këtë segment rrugor.

Në fund të reagimit, ai drejton akuza edhe ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e konsideruar gjendjen e krijuar si pasojë të keqmenaxhimit të fondeve publike.

Postimi i plotë:

RRUGA “DON BOSKO” EDHE NJËHERË NË RIPARIM 🤦‍♂️

Është e turpshme që një segment prej vetëm 300 metrash të riparohet pothuajse çdo muaj. Kjo tregon se cilësia e punimeve të kryera nga Bashkia Shkodër ka qenë skandaloze.

Përveç kësaj, bizneset që ndodhen në atë zonë janë detyruar t’i mbulojnë pusetat e kanalizimeve me mjete rrethanore, për shkak të erës së rëndë që del prej tyre.

Bashkimi i ujërave të bardha me ato të zeza e bën situatën të papranueshme dhe të paqëndrueshme për bizneset që ushtrojnë aktivitet në atë zonë.

#BENET_BECI vetëm vjedh dhe, si pasojë, punimet përfundojnë gjithmonë në këtë gjendje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

Për gati dy vite, Agjencia Shtetërore e Kadastrës refuzoi...

Vuçiç për deklaratën e ministres serbe: “Nuk pasqyron vullnetin tim”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 15 korrik...

Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe 2 punonjëset

Tre punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar...

Merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i Melonit për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën...