Marjana Koçeku del në mbrojtje të gazetarit Erebara: “Sulmi i Ballës është mesazh i gabuar ndaj gazetarëve që punojnë”

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar publikisht në mbështetje të gazetarit Gjergj Erebara, pas deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj tij.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçeku e cilëson BIRN si një nga mediat më serioze dhe më të besueshme në Shqipëri, duke vlerësuar rolin e gazetarisë investigative në zbardhjen e çështjeve me interes publik.

“Sulmi publik i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së ndaj gazetarit Gjergj Erebara nuk është thjesht një përplasje me një individ. Është një mesazh i gabuar ndaj çdo gazetari dhe qytetari që ushtron profesionin me pavarësi dhe integritet”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.

Ajo thekson se mënyra se si pushteti sillet me kritikët e tij është një nga treguesit e demokracisë, ndërsa shton se “fjala e lirë nuk hidhet në kosh dhe nuk mund të intimidohet”.

Në fund të reagimit, Koçeku shpreh solidaritet me gazetarin Gjergj Erebara dhe me çdo media që, sipas saj, i shërben të vërtetës dhe interesit publik.

Reagimi i saj vjen pas polemikave të krijuara nga një postim i Taulant Ballës ndaj gazetarit të BIRN, duke nxitur debat mbi lirinë e medias dhe raportin mes politikës dhe gazetarëve në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin...

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...