Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Publikuar me datë:

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij para takimit ndaj Elbasanit.

Si është gjendja? Pas shumë kohësh patëm mundësinë që të kishim skuadrën në një cikël javor të plotë, pra 7 ditë. Të stërvitemi rregullisht. Besoj që gjithçka po shkon sipas parashikimeve, kemi rikuperuar edhe Bitrin. Pas disa shqetësimeve të vogla shëndetësore, nuk donim ta sakrifikonim, por tani është në 100% e tij. Lojtarët mezi po presin ndeshjen e radhës që kemi me Elbasanin. Është një përballje shumë e fortë. Psikologjikisht besoj se po kalojmë një gjendje të mirë.

Të dëmtuar? Më shqetëson gjendja e Fernandos, por gjithsesi grupi dhe lojtarët janë aty gati. Nuk do rrezikojmë askënd në momentin që shfaq problemin më të vogël. Ne shohim larg, pavarësisht se objektivi ynë është ndeshja jonë me Elbasanin. Duhet patjetër që të paraqitemi dinjitozë. E dimë që na pret një ndeshje shumë e fortë. E kishim rival të drejtpërdrejt në sezonin e fundit për titull. Në përballjen e fundit të Final Four u bë një ndeshje e fortë. Pjesa tjetër e skuadrës është ok. Dihet mungesa e gjatë e Bakajokos. Një lajm tjetër i gëzueshëm, klubi e ka bërë publike, jam i lumtur për Albanesen që është pjesë e jona për një kohë të gjatë. I uroj sa më shumë rendiment të mirë, sa më shumë suksese që të ndihmojë skuadrën dhe veten e tij.

Egnatia është një klub që gjithmonë futet në garë për të fituar titullin kampion. Nuk mund të fshihemi pas gishtit. Çdo ndeshje kërkohet maksimumi. Ky nuk është presion, por motivim. Nga unë i pari dhe djemtë tonë. Kjo është gjëja më pozitive që ne kemi. Kemi një qëllim brenda vetes sonë, që të japim dhe marrim maksimumin në çdo ndeshje. Patjetër që kundërshtarët janë të fortë, ne mundohemi t’i respektojmë ato dhe në fund fare të respektojmë veten tonë.

Grupi gjithmonë ka nevojë për t’u përmirësuar. Pra emra të mëdhenj apo futbollistë me shumë cilësi, kush nuk do t’i donte në skuadër. Ky grup tregoi që dinte të luante aq mirë dhe të kënaqte të gjithë shqiptarët në Europë. Sa i përket organikës unë mendoj se në momentin që rikuperojmë lojtarët që kemi aktualë, besoj se do jemi kompetitivë dhe të fortë. Mund të përballemi në të dyja garat, por më e rëndësishme është që mendërisht të jemi gati për çdo ngarkesë. Si fizike dhe sportive. Prurjet janë bonus i madh, nëse klubi vendos apo presidenti sakrifikon, gjithsesi ne do mundohemi të menaxhojmë çdo gjë në të mirë të lojtarëve dhe klubit për të arritur objektivat që kemi.

Kombëtarja? Ecuria e këtyre djemve në Europë, besoj që çdokënd e ka bërë që të kthejë kokën nga ato dhe t’i shohë me shumë kujdes dhe në detaje. Performancën, cilësinë dhe kualitetin, por mbi të gjitha personalitetin që ato kanë. Nuk është kollaj të luash me kampionë të Sllovenisë, Norvegjisë apo Irlandës. Besoj se kemi shumë emra aty brenda që janë interesantë dhe në gjykimin tim mund të jenë të vlefshëm për ekipin tonë kombëtar. Derisa luajnë në nivelin më të lartë në një nga kompeticionet europiane, do të thotë se realisht janë të vlefshëm. Por mendoj se me kontributin dhe arritjet që kanë bërë, patjetër që trajneri i ekipit kombëtar i ka sytë nga ne gjithë kohës. Besoj dhe uroj, që sa më shumë djemtë tonë të jenë atje, do krenohemi të gjithë. Jo vetëm Egnatia, por i gjithë futbolli apo Superiorja”, u shpreh Dede.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...