Martini bën lëvizje në formacion, Tafili rikthehet titullar ndaj Malishevës

Publikuar me datë:

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka vendosur të ndryshojë disa elementë në formacionin titullar për ndeshjen e kthimit ndaj Malishevës, krahasuar me sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”.

Risia më e rëndësishme është rikthimi i Ardit Tafilit në mesfushë, i cili do të aktivizohet nga minuta e parë përkrah Qatos dhe Dros. Stafi teknik synon që me këtë treshe t’i japë skuadrës më shumë stabilitet dhe përvojë në mesin e fushës.

Në sulm, Martini ka vendosur t’i besojë treshes Murataj-Toma-Bala, me kuqeblutë që do të kërkojnë golin që do t’i afronte edhe më shumë me kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Përballja mes Malishevës dhe Vllaznisë do të luhet këtë pasdite në “Kampi Nacional Hajvalia”, në orën 16:30.

Skuadra shkodrane e nis sfidën me avantazhin e fitores 2-1 të marrë në takimin e parë në Shkodër, rezultat që i jep kuqebluve një pozicion të favorshëm për të synuar kalimin në turin e ardhshëm të kompeticionit europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

Për gati dy vite, Agjencia Shtetërore e Kadastrës refuzoi...

Vuçiç për deklaratën e ministres serbe: “Nuk pasqyron vullnetin tim”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 15 korrik...

Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe 2 punonjëset

Tre punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar...

Merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i Melonit për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën...