11 muaj burg për racizëm ndaj Mbappes, dënohet tifozi që ofendoi futbollistin francez

Një person është dënuar për veprime raciste ndaj Kylian Mbappe gjatë një ndeshjeje të kampionatit spanjoll të zhvilluar vitin e kaluar.

Sipas Madridit, gjykata e shpalli fajtor tifozin për një vepër të urrejtjes, duke i caktuar një dënim me kusht prej 11 muajsh pas sulmeve verbale ndaj Mbappe në ndeshjen kundër Oviedo, të luajtur në stadiumin Carlos Tartiere në gusht 2025.

Në deklaratën e klubit, emri i tifozit nuk u bë i ditur. Përveç dënimit me burg me kusht, ai u dënua edhe me gjobë, ndërsa pezullimi i dënimit është i vlefshëm për aq kohë sa ai respekton ndalimin dyvjeçar për të hyrë në stadiume futbolli.

Edhe më parë, tifozë të tjerë janë përballur me ndëshkime për ofendime raciste ndaj futbollistëve të Madridit, përfshirë sulmuesin Vinicius Junior.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe