Musta para “Vllaznia–Teuta”: Pozicionet në tabelë nuk tregojnë realitetin, synojmë fitoren e parë

Publikuar me datë:

Në prag të sfidës Vllaznia–Teuta, e vlefshme për javën e pestë të Abissnet Superiores, Emiliano Musta ka dalë para mediave në stadiumin “Loro Boriçi”, ku ka folur për përballjen e radhës dhe situatën e kuqebluve.

Mbrojtësi-mesfushor ka vlerësuar se renditja aktuale, me Teutën në krye dhe Vllazninë në fund të tabelës, nuk mund të merret si një tregues i saktë i forcës së skuadrave, pasi kampionati sapo ka nisur.

Musta është shprehur optimist për duelin me durrsakët, duke theksuar se objektivi i Vllaznisë është i qartë: marrja e tre pikëve të para të sezonit.

Futbollisti ka folur edhe për eksperiencën e tij në Shkodër, duke veçuar pritjen që ka marrë që prej transferimit te Vllaznia. Ai ka shprehur dëshirën për të dhënë kontributin e tij në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën të rikthehet aty ku, sipas tij, i takon të jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related