Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në afërsi të kopshtit “Bep Tusha” në Shkodër.
Sipas Ramës, ndërhyrja ka nisur me largimin e objekteve që prej vitesh zinin hapësirën publike përpara kopshtit. Pas lirimit të sipërfaqes, zona pritet t’i nënshtrohet rikualifikimit.
Punimet synojnë krijimin e një hapësire më të aksesueshme dhe funksionale për banorët e kësaj pjese të qytetit, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë procesin e ndërhyrjes në terren.

