Deputeti i PS-së në Kuvend me bluzën e UÇK-së, simbolika vjen pas vendimit të Hagës

Publikuar me datë:

Një detaj në veshjen e deputetit socialist të Lezhës, Ermal Pacaj, ka tërhequr vëmendjen gjatë seancës së sotme plenare.

Pacaj është paraqitur në sallën e Kuvendit me një bluzë ku shfaqet simbolika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Vendimi dhe zhvillimet rreth çështjes së ish-krerëve të UÇK-së kanë qenë në vëmendje edhe gjatë diskutimeve në Kuvend.

Zgjedhja e deputetit të Lezhës për t’u shfaqur me këtë simbolikë në seancën plenare është vënë re nga të pranishmit, ndërsa koha kur ai ka zgjedhur ta mbajë këtë bluzë ka shtuar vëmendjen ndaj veprimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related