Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish lidhur me deklaratat për kërcënime dhe presione për dorëzimin e mandatit të deputetes, duke këmbëngulur se qëndron pas akuzave të bëra më herët.
Koçeku shprehet se disponon prova konkrete për ato që ka denoncuar dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga deklaratat e saj.
“Unë i qëndroj prapë asaj që kam thënë. Kam prova konkrete”, është shprehur Koçeku.
E pyetur nëse ka pasur ndonjë raport apo komunikim me Partinë Socialiste lidhur me mandatin, Koçeku ka deklaruar se nuk ka pasur një raport të tillë.
“PS? Nuk kam asnjë raport. Mandati është i deputetit, jo i partisë”, ka theksuar ajo.
Deklaratat rikthejnë në vëmendje përplasjen e saj me persona të lidhur me Bajrajt dhe pretendimet për presione lidhur me mandatin parlamentar.

