Si numërohen votat në SHBA dhe kur pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve?

Secili shtet në Shtetet e Bashkuara mban përgjegjësi të plotë për organizimin e zgjedhjeve dhe zbaton rregullat e veta të veçanta për mënyrën e numërimit dhe administrimit të votave.

Në disa shtete, përpunimi i votave të hedhura përpara ditës së zgjedhjeve kryhet më herët, ndërsa në të tjerat, ky proces fillon vetëm pasi të jenë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Zyrtarët zgjedhorë në nivel lokal verifikojnë, përpunojnë dhe numërojnë çdo fletë votimi në mënyrë individuale, në kuadër të një procedure që njihen si certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Në shumicën e shteteve kryhet një auditim zyrtar pas votimeve, që përfshin numërimin manual të një përqindjeje të fletëve të votimit për t’i krahasuar me shifrat e regjistruara nëpërmjet pajisjeve elektronike. Megjithatë, mënyra e auditimit ndryshon sipas shteteve.

Çdo shtet e njësi vendore kanë rregullore të qarta për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, për renditjen e hapave gjatë përpunimit të votave dhe për segmentet e këtij procesi që lejohen të jenë të hapura për publikun.

Kur diferencat mes kandidatëve janë të vogla, mund të ketë vonesa në përfundimin e numërimit si dhe mundësi për rinumërime apo procese ligjore.

Kur do të publikohen rezultatet?

Rezultatet e para pritet të fillojnë të dalin pas orës 18:00 sipas kohës lokale të bregut lindor të SHBA-së, e cila përputhet me orën 23:00 sipas orës shqiptare. Të dhëna të pjesshme mund të publikohen gjatë mbylljes së qendrave të votimit në orët në vijim. Në disa raste, mediat amerikane mund të shpallin fituesit, por për garat që janë të pasigurta ose të ngushta mund të nevojitet më shumë kohë për rezultate të sakta.

Shpejtësia me të cilën do të bëhet i ditur rezultati i përgjithshëm do të varet nga hapësira mes kandidatëve dhe nga garat më të rëndësishme që përcaktojnë përbërjen e Kongresit.

Gjatë vitit 2022, republikanët dhe demokratët vazhdonin të zhvillonin një garë të ngushtë për kontrollin e Kongresit edhe një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit, më 9 nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe