Moti i keq në vend/ Rrëshqitje gurësh në aksin Burrel-Skuraj, situata problematike në zonën e Shkopetit

Publikuar me datë:

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçanërisht në zonën e Shkopetit.

Gurët shkëputen nga shpati i malit dhe përfundojnë në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Përveç rrëshqitjeve të gurëve, rruga paraqet edhe probleme të tjera, si gropat e shumta në asfalt, mungesa e barrierave mbrojtëse anësore dhe e sinjalistikës rrugore.

Apelohet që drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, veçanërisht në kohë me reshje shiu dhe gjatë orëve të natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related