“Nuk duhet të bëjnë ‘hesape pa hanxhinë’ me PS-në”/ Rama reagon pas miratimit të Reformës Territoriale: Shqipëria mori një shtysë modernizuese

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në Kuvend, duke e cilësuar votimin si një hap drejt modernizimit të vendit.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama u ndal te debatet politike dhe kundërshtitë që shoqëruan procesin, ndërsa theksoi se vendimi i Kuvendit i hap rrugë ndryshimeve të reja.

Rama nuk la pa komentuar edhe zhvillimet politike, duke iu referuar kundërshtarëve të tij dhe duke theksuar se rezultatet e votimit treguan edhe një herë forcën e Partisë Socialiste.

Reforma Territoriale u miratua në Kuvend me 85 vota pro dhe parashikon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, një ndryshim që pritet të vijojë të jetë në qendër të debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama reagim në platformën X:

Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Këmbimi valutor 24 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan...

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...