Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, Kamëz, ku një sasi lënde e dyshuar plasëse është vendosur në murin rrethues të një banese.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, Bathore, në banesën e një 55-vjeçari me inicialet Xh. K.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

